Me këtë rast, presidenti Hasani dhe sekretari Haxhijaj, janë takuar edhe me presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi, me të cilin biseduan për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018, ku Kosova do të marrë pjesë për herë të parë.
Presidenti Addadi shprehi kënaqësinë që Kosova merr pjesë për herë të parë.