“Në maj dihet koha kur liberalizohen vizat për Kosovën”

Aktuale

“Në maj dihet koha kur liberalizohen vizat për Kosovën”

Më: 18 prill 2018 Në ora: 23:31
Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se mesazhi kryesor në këtë raport është liberalizimi i vizave. Ai ka treguar se pret që procedurat për liberalizimin e vizave do të mund të kryhen në maj të këtij viti.

‘Dje kam pasur një telefonat nga komisionari Han, për neve ka mbetur të koordinohemi me shtetet. Ne kemi mbështetje nga Brukseli. Në javën e ardhshme Tusk do të vizitojë Kosovën. Ai do të takojë liderët e vendit. Ai do të sjellë mesazh të qartë për Kosovën”, tha ai.

Sipas tij raporti i Komisionin Evropian është real. 

“Në vitin 2018 tema kryesore e Kosovës është liberalizmi”, tha  Hoxhaj në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Hoxhaj pret që procedurat për liberalizimin e vizave do të mund të kryhen në maj të këtij viti. 

“Vendimmarrja determinohet nga komisionari Dimitris Avramopoulos dhe Komisioneri Han. Vota që duhet të sigurohet 55 % të pranishme në Parlament, pra duhet të kemi 65 % e popullatës së BE-së”, tha ai. Sipas tij, Kosova duhet kërkuar përkrahjen. Për shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën Hoxhaj beson se nuk do të nxjerrin probleme për Kosovën. “Ato nga fillimi e kanë ndjekur Kosovën deri në fund. Kosova i ka plotësuar 95 kritere. Shtetet e tjera i kanë plotësuar dyfishin më pak se Kosova. Këto vende nuk do të jenë problem”, tha ai. Hoxhaj ka vlerësuar se Kosovës i është bërë e padrejtë.

“BE i ka dhënë liberalizim të votave Ukrainës, Moldavisë, Gjeorgjisë. Në fund të procesit na pret një punë. Duhet të punojmë në kryeqytete evropiane. 2018 është koha vendimtare për Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat