Blerta Deliu përplaset keq me Fitore Pacollin: Hiç mos manipulo qysh e ki zakon

Aktuale

Blerta Deliu përplaset keq me Fitore Pacollin: Hiç mos manipulo qysh e ki zakon

Më: 19 prill 2018 Në ora: 20:49
Blerta Deliu dhe Fitore Pacolli

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu dhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli janë përplasur keq në emisionin ‘Rubikon’ lidhur me deklaratat e kësaj të fundit se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Ishte deputetja e VV’së e cila i tha deputetes së PDK’së se po mbron interesat e Qeverisë, e jo të qytetarëve.

E ashpër reagoi Blerta Deliu, e cila iu drejtua Pacollit me ton të lartë.

“Mos e eskalo debatin, e mos manipulo qysh ja bon ti zakonisht. Hiç mos manipulo se ditëve të fundit je kanë manipulonte e krejt proceseve. Nuk je ti këtu me caktu kënd e mbroj unë këtu. Të lutëm shumë ruaj raportet kolegiale”, i tha Deliu Pacollit.

Deputetja e VV’së tha se asnjëherë  nuk ka thënë se zyrtarët evropianë kanë deklaruar se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat