Profesori universitar i përgjigjet Gjuriqit

Aktuale

Profesori universitar i përgjigjet Gjuriqit

Nga: H.Orana Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:10
Marko Gjuriq

Profesori universitar Fadil Maloku i është përgjigjur deklaratës së sotme të zyrtari serb, Marko Gjuriq. Maloku thotë se Gjuriq paska thënë se asociacioni do të ketë kompetenca më të gjera se Republika Srpska.

Maloku kërkon nga Gjuriq që të japin argumente për këto që ka deklaruar.

Postimi i plotë:

Asociacioni, qenka më shtet se Republika Srpska

1. Gjuriq, sot na paska qu selam... se; ASOCIACIONI (alias:Zajednica), do ketë kompetenca shumë më të gjëra, se sa Republika Srpska"!

2. Unë po i them që këtë... e kemi ditur që nga fillimi i negociatave... kinse teknike. Por, Ju për këtë që flisni duhet të jepni argumente; DEMOGRAFIKE (serb keni vetëm 3% në Kosovë); POLITIKE (ma gjeni një komunitet etnik, në botë që ka përfaqësim me superdiskriminim pozitiv, më të lartë!?); GJEOGRAFIKE (Ju mendoni që me 3% demografi, u takon 25% teritorr të Kosovës!?);

USHTARAKE; (me Rezoluten 1244, Ju definitivisht keni pranu të largoheni nga "djepi", e "Jerusalemi i Juaj") KULTURORE (ky argument më shumë na shkon neve në favor. Sepse, gjitha kishat që pretendoni se i takojnë ortodoksisë Suaj, në fakt ishin kisha dardane);

3. Mund t'u numëroj edhe tjera argumente...? Por, po besoj, që  ekipi i Kryeminstrit HARADINAJ (meqë sot është vikend, ka shtru nej drekë me mish e raki...)  i disponon argumentet tjera teknike... Se këto të mijat, topi s'ti luan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat