Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Mitrovicë - Bota Sot
Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Mitrovicë

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Detaje nga shpërthimi i mbrëmshëm në Mitrovicë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 08:09
Pamje nga Mitrovica

Në restorantin “Simonida” në Veri, mbrëmë ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Ky restorant gjendet në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, kurse në afërsi është edhe një pomë e benzinës.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëmtime në kuzhinë e restorantit.

Kështu të paktën ka thënë për Kossesv, zv/komandanti i Policisë në veri, Besim Hoti.

“Nuk ka viktima, dëmi ishte shkaktuar në kuzhinë. Ne jemi duke hetuar në vazhdim për të sqaruar rrethanat, dhe detajet tjera do të kuptohen më vonë”, tha Hoti.

Shpërthimet e tilla në Mitrovicën e Veriut janë tejet të shpeshta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test