Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me një status në Facebook Ditën Ndërkombëtare të Librit.
Sipas tij kjo ditë e kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë, artit dhe komunikimit njerëzor.
Postimi i presidentit:
Dita Ndërkombëtare e Librit na kujton vlerën universale të librit si mjet i patejkalueshëm i shënimit të dijes, shkencës, letërsisë artit dhe komunikimit njerëzor. Kjo ditë, përpos botimit, leximit dhe promovimit të librit, na fton për të mbrojtur të drejtën e autorit, përkatësisht vlerësimin e integritetit të krijuesve të vlerave diturore dhe shpirtërore. Kosova është pjesë e botës ku me ligj mbrohet e drejta e autorit. Institucionet tona kulturore dhe arsimore duhet të bëjnë edhe më shumë për ta përkrahur librin, botuesin dhe lexuesin. HTH