Avdyli: Na duhet edhe 4 vota për ta rrëzuar qeverinë

Aktuale

Avdyli: Na duhet edhe 4 vota për ta rrëzuar qeverinë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:41
Haxhi Avdyli

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se u duhen edhe katër vota për ta rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj nga pushteti.

Deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli, tha në IMAZH të RTK-së se deri tash i kanë të sigurura 47 vota dhe sipas tij shumë shpejt do të sigurohen edhe 4 të tjera për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por mundësinë që Kosova të ketë zgjedhje e mohoi deputeti nga AAK, Blerim Kuçi, sipas të cilit LDK, nuk i ka as 40 vota për të thirrë seancë të jashtëzakonshme. Megjithatë, Kuçi tha se nëse LDK i ka 57 vota, atëherë ai do të jetë vota e 58 e tyre për ta rrëzuar Qeverinë.

Kuçi e Avdyli debatuan ashpër edhe për tryezën e neserme, e cila është thirrur nga LDK-ja. Sekretari I AAK-së, tha se ata do të marrin pjesë, por sipas tij ka kontradikta sepse nuk mund të kushtezohen çështjet nacionale me caktim të datës së zgjedhjeve. Kurse deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deklaroi se nëse nuk arrihet konsenses edhe për caktimin e datës së zgjedhjeve, atëherë opsion i pashmangëshm është mocioni për rrezimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat