Vuçiq për Kosovën: Pranojmë kompromise, por jo poshtërime

Aktuale

Vuçiq për Kosovën: Pranojmë kompromise, por jo poshtërime

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:06
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në Beograd ka folur edhe mbi projektet e infrastrukturës.

Vuçiq ka thënë se është diskutuar për autostradën Nish-Prishtinë e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin.

Sipas tij, lidhja e shqiptarëve dhe serbëve në të ardhmen do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë, përcjellë lajmi.net.

Ai ka treguar që projekti i financuar nga Serbia është 77 kilometra i gjatë dhe kushton rreth 350 milionë euro.

Sa i takon zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq ka thënë se Serbia mund të pranojë çdo kompromis por jo poshtërimin e saj.

“Ne duhet të luftojmë që fëmijët tanë të mos e kenë të njëjtin problem që e kemi ne sot”, është shprehur Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat