Presidenti emëron Valdete Dakën kryetare të KQZ-së

Aktuale

Presidenti emëron Valdete Dakën kryetare të KQZ-së

Nga: G.B Më: 27 prill 2018 Në ora: 10:28
Valdete Daka dhe Hashim Thaçi

Valdete Daka është emëruar sërish kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Emërimi është bërë sot nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në bazë të Kushtetutës, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga presidenca:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar Kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën. 

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në mbështetje të nenit 84 (pika 26) dhe nenit 139 (paragrafi 3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 61 (paragrafët 1 dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), si dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009).

 “Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë kryetarja Daka gjatë betimit të saj.

 Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat