Kënd e ka emëruar Thaçi që të mos i prishet “tymi i duhanit”?

Aktuale

Kënd e ka emëruar Thaçi që të mos i prishet “tymi i duhanit”?

Nga: D.RR Më: 27 prill 2018 Në ora: 19:19
Hashim Thaçi

Rreth ekstradimit të gjashtë gylenistëve turq për në Turqi me kërkesë të Erdoganit, ka reaguar Hilmi Jashari, avokat i popullit, duke thënë se nuk ka qenë e dhunshme ekstradimi i atyre gyelenistëve.

Ndërsa ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj avokatit të popullit përmes një statusi në Facebook, duke shkruar se Thaçi është pikërisht njeriu që i ekstradoi me dhunë gjashtë turqit.

Ndër tjerash, ai shkruan se këtë avokat të popullit e kanë sjell aty që mos t’iu prishet tymi i duhanit.

Postimi i plotë:                            

Jo avokat Hilmia jo mos ja fut kot se bash Thaçi është autori i ekstradimit me dhunë të qytetarëve turq pushtetit turk, pasi vet Thaçi (vëllai i Erdoganit) është i kapur me shumicat e bizneseve që merret vet ose që ka marr veto mito nga firmat Turke si shitjen e KEK, Aeroportit, prandaj nuk mundet t’i thotë shërbimit sekret turk MIT jo!
Jo avokati i popullit por avokati i vetvetes dhe i pushtetit, ani avokatin qe e kem nostalgjikun akoma të Millosheviqit prandaj edhe të kanë sjell avokat mas meja prish kujt timin e duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat