Pamje nga vendi ku ra vetura bashkë me dy pjesëtarët e policisë

Aktuale

Pamje nga vendi ku ra vetura bashkë me dy pjesëtarët e policisë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 08:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë një veturë e policisë së Kosovës  me dy pjesëtarë brenda  ka rënë në lumin Lepenc që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Policia bashkë me zhytësit ka vazhduar kërkimet deri në orën 04;00 të mëngjesit, por pa rezultat.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi sot ka thënë se në orët e parë të mëngjesit janë detyruar të ndërpesin këkrimet për shkak të kushteve të natës.

Por ai ka thënë se sot do të vazhdojnë sërish me kërkrimin e dy policëve.

‘Jemi t’u punu në bashkëpunim me FSK-në dhe zhytësat. Në orën 04:00 janë dnërprerë shkakui kushteteve të natës dhe sot do të vazhdojmë kërkimet’, ka thënë Gashi

‘Jemi duke bërë këkrimet tona dhe nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodh tutje’, ka shtuar ai.

Periskopin ka mësuar se policët në fjalë vijnë nga Kaçaniku dhe emrat e tyre janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Ja pamjet nga vendi i ngjarjes:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat