Edhe në Maqedoni vazhdojnë kërkimet për trupat e policëve të zhdukur

Aktuale

Edhe në Maqedoni vazhdojnë kërkimet për trupat e policëve të zhdukur

Më: 29 prill 2018 Në ora: 13:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit pas një rrëshqitjeje të veturës kanë pësuar aksident dy pjesëtarë të policisë së Kosovës. Vetura e dëmtuar ka përfunduar në lumin Lepenc. Trupat e policëve ende nuk janë gjetur.

Kërkimet po vazhdojnë edhe në Maqedoni, në rrjedhën e lumit Lepenc. Zyrtarë nga MPB e Maqedonisë konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar autoritetet kosovare.

"Kemi pranuar kërkesën për të bashkëpunuar me autoritetet kosovare për gjetjen e trupave të policëve të aksidentuar. Ekipet tashmë janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale për gjetjen e trupave. Shpresojmë që trupat të jenë me shenja jete".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat