E fejuara e policit të zhdukur, ka një kërkesë

Aktuale

E fejuara e policit të zhdukur, ka një kërkesë

Nga: H.O. Më: 30 prill 2018 Në ora: 13:33
Policia Malsor Dashi me te fejuaren

Njëri nga policët e zhdukur, Malsor Dashi, pak kohë para se të zhdukej ishte fejuar. E lajmin e zhdukjes së tij, sigurisht se po e përjeton rënd, edhe e fejuara e tij. Ajo madje në rrjetin social "Facebook", ka shpërndarë një kërkesë për të gjithë vullnetmirët që të ndihmojnë në kërkimin e dy policëve.

“-APEL- Ftojmë të gjithë Vullnetardashësit nga gjitha trojet shqiptare që nesër e Hëne 30.04.2018 ora 9:00 në mëngjes t’ju dalmi në ndihmë për kërkimin e dy policëve pas aksidentit tani më të zhdukur që sa më shpejtë t’ju dërgohen familjarve. Me Rrespekt Familja Dashi & Trena”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat