“Kur e gjithë Kosova e preokupuar me fatin e dy policëve, paria e vendit (faqezitë) gjejnë kohë për dreka e darka”

Aktuale

“Kur e gjithë Kosova e preokupuar me fatin e dy policëve, paria e vendit (faqezitë) gjejnë kohë për dreka e darka”

Nga: N.H Më: 1 maj 2018 Në ora: 21:06
Në foto, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Sami Lushtaku së bashku me ish bashkëpunëtorin e shefit të UDB-së në Kosovë, Jovica Stanishiq

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar ndejën e organizuar në Drenicë nga krerët e shtetit.

Sipas Hazirit, kur e gjithë Kosova është e preokupuar për fatin e dy policëve të zhdukur, krerët e shtetit (faqezinjtë, siç i quan ai) gjejnë kohë për dreka e darka, duke bërë qejf me mish e raki.

Tutje ai thotë se gjithçka nuk përfundon këtu, marrëzisë se tyre ia vejnë edhe “qershinë mbi torte" kur dalin në fotografi të “zgerdhyer”.

Ja postimi i plotë:

Kur e gjithë Kosova është e preokupuar për fatin e dy policeve, Malsor Dashi e Armend Trena, të cilët mbrëmjen e të shtunës në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike duke u kthyer nga Hani i Elezit ne Kaçaniku, paria e vendit (faqezinjtë) gjejnë kohe për dreka e darka duke bërë qejf me mish e raki. Dhe Ironia e tyre nuk përfundon këtu, marrëzisë se tyre ia vejnë edhe "qershinë mbi torte" kur dalin n'syret te zgerdhyer e gojën vesh e n'vesh. TURP.
-He pa ua shkerdhy at nanë mos e lafsha bre kotille e fëlliqtë ( I moçmi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat