Deputeti i LDK-së për Haradinajn: Si një lider i partisë së 6-të në Kosovë nuk e ka

Aktuale

Deputeti i LDK-së për Haradinajn: Si një lider i partisë së 6-të në Kosovë nuk e ka

Më: 3 maj 2018 Në ora: 09:24
Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj rreth deklaratave të tij për dialogun me Serbinë.   

Avdyli ka shkruar në Facebook se Haradinaj ka kohë të bëjë takime të parëndësishme, e nuk ka kohë të udhëheq një proces si dialogu që përcaktohet fati i organizimit të brendshëm të Kosovës.

Postimi i plotë:

Kryeministri në ikje ka kohë me pi çaj në oborre, e me prit dhjetra njerzë për probleme që skanë të bejnë me të e nuk ka kohë të udheheq një proces si dialogu që percaktohet fati i organizimit të brendshëm të Kosovës. Ka njerzë që edhe fitojnë loto me rastësi por ka njerzë në Kosovë që rasti edhe Kryeminister e bënë ,por për ta kryer këtë detyrë duhet gogja takat profesional ,intelektual e politik e RH si një lider i partisë së 6 në Kosovë nuk e ka. Prandaj dorëheqja mjafton kur nuk kohë e mundësi me kry detyrën që Kuvendi të obligon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat