Thaçi: Liria dhe pavarësia janë meritë edhe e gazetarëve

Aktuale

Thaçi: Liria dhe pavarësia janë meritë edhe e gazetarëve

Nga: G.B Më: 3 maj 2018 Në ora: 13:55
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka ftuar të gjithë gazetarët që të vazhdojnë punën profesionale, hulumtuese dhe të japin kontribut në forcimin e demokracisë dhe shtetit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë edhe se Kosova ka shumë gazetarë me integritet, duke shtuar se edhe në rrethana të vështira, e kanë mbajtur gjallë raportimin e drejtë dhe të paanshëm.

Postimi i tij i plotë:

Gazetarët sot po e shënojnë në mënyra të ndryshme 3 Majin, Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Kosova fatmirësisht ka shumë gazetarë të mirë, me integritet të lartë dhe profesionistë të mirëfilltë, që në rrethana shumë të vështira e kanë mbajtur gjallë raportimin e drejtë dhe të paanshëm për qytetarët tanë. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë meritë edhe e shumë brezave të gazetarëve të Kosovës, që me guxim e përkushtim e raportuan të vërtetën për çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Prandaj edhe në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ftoj të gjithë gazetarët që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale, hulumtuese dhe të japin kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe të shtetit tonë. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat