Presidenti Thaçi reagon pas gjetjes së trupit të njërit prej policëve

Aktuale

Presidenti Thaçi reagon pas gjetjes së trupit të njërit prej policëve

Nga: G.B Më: 3 maj 2018 Në ora: 16:51
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas gjetjes së trupit të njërit prej policëve të zhdukur prej 6 ditësh.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe ka falënderuar FSK-në, policinë dhe qytetarët për angazhimin, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Pas një pune të përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve, sot ekipet e përfshira në kërkimin e dy policëve të zhdukur në lumin “Lepenc”, kanë gjetur trupin e pajetë të njërit prej tyre. Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat