Vijnë reagimet e ashpra për Haradinajn pas injorimit të Ismail Kasumit

Aktuale

Vijnë reagimet e ashpra për Haradinajn pas injorimit të Ismail Kasumit

Më: 4 maj 2018 Në ora: 17:55
Ramush Haradinaj

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi përmes një psotimi në Facebook ka komentuar reagimin e kryeministrit Haradinaj lidhur me zhytësin Ismail Kasumi, që njihet si një nga zhytësit më profesionist.

“I kisha bërë të fala një zhytësi që po e quan vetën maestro, e kish lutur mos t’iu bëjë presion këtyre djemve nga të nxehtit atje”, kishte deklaruar Haradinaj.

Kjo deklaratë e kryeministrit Haradinaj ka nxitur shumë reagime. E njëra ndër to është edhe ajo e ish zëvendësministrit Dushi, i cili thotë se fillimisht ua kontestuan secilit patriotizmin, pastaj kontributin dhe në fund edhe profesionin.

“Njëherë i kishin dhënë të drejtë vetës që secilit t'ia kontestojnë patriotizmin, pastaj edhe kontributin për lirinë e Kosovës, gjithsesi, dhe së fundmi shkuan edhe më tutje, filluan t'ua kontestojnë profesionin/njohuritë dhe përvojën profesionistëve më të spikatur të vendit! Respekt Maestro Ismail Kasumi ????????”, shkruan Dushi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat