Policia deklarohet lidhur me raportimin e gjetjes së trupit të policit të dytë

Aktuale

Policia deklarohet lidhur me raportimin e gjetjes së trupit të policit të dytë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 4 maj 2018 Në ora: 18:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Raportimet e disa mediave se është gjetur trupi i policit tjetër, Armend Trenës, i ka quajtur të pavërteta për "Bota sot" zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Agim Gashi.

Ai ka thënë se lajmet e tilla janë të pavërteta dhe mund të na pengojnë ta kryejmë punën tonë.

“Jo polici Armend Trena ende nuk është gjetur. Janë të pavërteta lajmet që ai është gjetur. Lajmet e tilla të pavërteta mund të na pengojnë në punën tonë” – ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat