7 ura u kontrolluan në Lepenc, këto janë detajet e fundit për kërkimin e trupit të policit Armend Trena

Aktuale

7 ura u kontrolluan në Lepenc, këto janë detajet e fundit për kërkimin e trupit të policit Armend Trena

Më: 6 maj 2018 Në ora: 14:41
Lepenc

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar se ekipet e kërkim shpëtimit, të përbëra prej Policisë, pjesëtarëvë të FSK-së dhe AME-së deri tani kanë kontrolluar 7 ura në Lepenc por pa asnjë rezultat për trupin e policit Armend Trena.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar se ekipet e kërkim shpëtimit, të përbëra prej Policisë, pjesëtarëvë të FSK-së dhe AME-ë deri tani kanë kontrolluar 7 ura në Lepenc por pa asnjë rezultat për trupin e policit Armend Trena.

Image
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi

Gashi po ashtu ka thënë që për momentin ka reshje të mëdha dhe ekipet po pushojnë për të vazhduar tutje sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.

“Kërkimet kanë filluar sot në ora 9 në mëngjes, dhe kanë vazhduar deri në këto momente ku për pak kohë janë ndërpre kërkimet për shkak të kushteve jot ë mira atmosferike dhe reshjeve të shiut. Janë kontrolluar deri më tani 7 ura të cilat kanë qenë këtu në Lepenc do të thotë, por fatkeqësisht nuk kemi hasur në asgjë. I kemi edhe dy ura dhe do të vazhdojmë edhe ato ti kontrollojmë. Dje dhe sot janë kontrolluar 7 ura. Për momentin është tu ra shumë shi I madh dhe ëpr momentin janë tu pushu zhytësit edhe pjesëtarët e tjerë dhe po varet krejt prej kushteve atmosferike dhe nëse nuk ka rezultat sot nesër prapë në ora 9 fillojmë”, ka thënë zëdhënësi Gashi.

Armend Prenaj dhe kolegu I tij Malsor Dashi u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc në Hanin e Elezit. Trupi i pajetë i Malsor Dashit ishte gjetur pas kontrollimit të një ure pas pesë ditë kërkim, dhe varrosur nën ceremoni shtetërore. Ekipet ende po punojnë në gjetjen e trupit të Prenajt që dyshohet po ashtu se ka rënë në lum pas aksidentit.

Këtu po kërkohet trupi i policit të dytë

Janë bërë shtatë ditë kur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Kaçaniku kanë rënë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani i Elezit- Kaçanik. 

Kërkimet për policin, Armend Trena po vazhdojnë edhe sot nga njësitet e  shpëtim- kërkimit.

Njësitet e FSK-së dhe FIT-i janë duke kërkuar nëpër lumin Lepenc trupin e Armend Trenës. Ata janë duke kryer kërkimet në vendin e quajtur “Uji i thartë”.

Image

Kërkimet kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pasi që dje  për shkak të motit të vështirë ishin vështirësuar kërkimet të cilat më pas u ndërpen për të vazhduar mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se të shtunën e kaluar policët Armend Trena e Malsor Dashi u aksidentuan me veturë të policisë në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik. Pas pesë ditë kërkime, të enjten është gjetur në Lepenc trupi i Malsor Dashit, ndërsa për të Trenës janë duke u zhvilluar akoma kërkimet.

Ndryshe, Armend Trena bashkë me Malsor Dashin u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc. Trupi i Malësor Dashit është gjetur vetëm  pas pesë ditë kërkimi, dhe pasi që ekipet kanë nisur të ngacmojnë dhe pastrojnë një urë në Lepenc nga ku edhe ka dalë trupi i pajetë I tij. Dashi është varrosur me nderime të larta shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat