Haradinaj: Bahri Fazliu e zgjodhi flijimin për lirinë dhe dinjitetin e vendit

Aktuale

Haradinaj: Bahri Fazliu e zgjodhi flijimin për lirinë dhe dinjitetin e vendit

Nga: N.A Më: 7 maj 2018 Në ora: 14:03
Ramush Haradinaj gjate homazheve

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka kujtuar Bahri Fazliun, duke shkruar se ai ra në kufi me kokën lartë.

Haradinaj theksoi se guximi dhe atdhedashuria e tij ia siguruan vendin ne historinë  e re të Kosovës.

Me poshtë mund te lexoni statusin e plotë:

Vëlla për nga gjaku dhe arma i Fahri Fazliut, Bahriu, krenar siç edhe jetoi, ra në kufi me kokën lartë, duke e zgjedhur flijimin për lirinë dhe dinjitetin e vendit, si fat jetësor.

Guximi dhe atdhedashuria e Bahri Fazliut, e bënë të pavdekshëm, duke ia siguruar vendin meritor në historinë e re të Kosovës.

Lavdi e përjetshme heronjve të lirisë!

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat