Policia tash edhe me skuterë

Aktuale

Policia tash edhe me skuterë

Më: 8 maj 2018 Në ora: 14:32
Ky patrullim, i cili besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues do të jetë më praktik edhe në arritjen për kohë më të shkurtë aty ku kërkohet intervenimi policor.

Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe rritjes të sigurisë së përgjithshme në trafikun rrugor, ka filluar patrullimet me skuterë.

Ky patrullim, i cili besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues do të jetë më praktik edhe në arritjen për kohë më të shkurtë aty ku kërkohet intervenimi policor.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme parandaluese, po operon me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik në përgjithësi e me theks të veçantë të atyre me fatalitet.

Njësia e Trafikut Rrugor e regjionit të Prishtinës, që nga sotdo të fillojë me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku fokusimi kryesor do të jetë në parandalimin dhe kontrollin e  tejkalimit të shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë,  si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia, vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përshtatet shpejtësia e automjetit kushteve të rrugës, të respektohen pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat