Krasniqi për deklaratën e Merkel: Shembull i përkushtimit të luftimit të krimit, pesë ministra nën hetime

Aktuale

Krasniqi për deklaratën e Merkel: Shembull i përkushtimit të luftimit të krimit, pesë ministra nën hetime

Nga: G.B Më: 9 maj 2018 Në ora: 19:01
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Albert Krasniqi nga KDI ka komentuar deklaratën e Angela Merkel se Kosova duhet ta luftojë krimin dhe organizuar dhe korrupsionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se derisa ky është kusht për liberalizimin e vizave, në Qeveri ka pesë ministra nën hetime dhe se nuk duhet kërkuar shembull më të mirë të përkushtimit të qeverisë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Merkel po kërkon nga Kosova që ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Qeveria e Kosovës i ka pesë ministra nën hetime (disa edhe me aktakuza) për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Krejt kjo në kohën kur luftimi i korrupsionit është edhe kusht për liberalizimin e vizave.

Shembull më të mirë të përkushtimit të Qeverisë mos kërkoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat