Hoxha: T’i përvjelim mëngët dhe të angazhohemi më shumë për në BE

Aktuale

Hoxha: T’i përvjelim mëngët dhe të angazhohemi më shumë për në BE

Nga: A.M. Më: 10 maj 2018 Në ora: 10:14
Dhurata Hoxha ne festen per Diten e Evropes

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka kërkuar nga të  gjitha institucionet vendore që të angazhohen në mënyrë maksimal për procesin integrues në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, ajo ka shkruar në Facebook se “ne nuk kemi rrugë tjetër, andaj, t’i përvjelim mëngët dhe me më shumë besim, guxim, përkushtim dhe kreativitet, të punojmë për reformat që dalin nga procesi integrues si dhe drejt vlerave të BE-së”.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Evropës, inkurajoj të gjitha institucionet vendore, qendrore dhe lokale për angazhim maksimal për realizimin e prioritetit tonë nacional, procesin integrues. Integrimi në Bashkimin Evropian është alternativa jonë e vetme!

Prandaj, të gjithë duhet të angazhohemi edhe më shumë. Ne nuk kemi rrugë tjetër, andaj, t’i përvjelim mëngët dhe me më shumë besim, guxim, përkushtim dhe kreativitet, të punojmë për reformat që dalin nga procesi integrues si dhe drejt vlerave të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat