Pacolli me kërkese ndaj BE-së: Mos e harroni Kosovën

Aktuale

Pacolli me kërkese ndaj BE-së: Mos e harroni Kosovën

Nga: N.A Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:37
Behgjet Pacolli gjate takimit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se është tekuar me homologët nga Bashkimi Evropian, në Greqi

Pacolli ka theksuar se vend i krijuar nga Bashkimi Europian, me një legjislacion tërësisht sipas normave evropiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.”

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Mos e harroni Kosovën. Kosova është krijesë e Bashkimit Europian dhe ne jemi pjesë natyrale e Europës. Baballarët që udhëtonin me hekurudhë përgjatë Europës 50 vjet më parë e kanë të vështirë t’i shpjegojnë fëmijëve të tyre sot pse ata nuk mund të udhëtojnë- i thashë homologëve nga Bashkimi Europian mbledhur në Greqi.

Më tej thashë se një vend i krijuar nga Bashkimi Europian, me një legjislacion tërësisht sipas normave europiane, rrezikon të harrohet megjithatë, si tregon izolimi i qytetarëve të Kosovës për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave.”

Dhe shtova një metaforë që e përjetoj herë pas herë: “për ta ilustruar rëndësinë tonë, po i referohem shembullit të fëmijëve tanë që shpesh nuk e ndërtojnë dot objektin e tyre në lojën Lego, sepse harrojnë ndonjë element të vogël… Pa ne, Europa nuk është e plotë, nuk është e qëndrueshme…. Po nëse fëmijët mund t’i këshilloj të përkujdesen për të gjithë pjesët e lojës së tyre, si përfaqësues i një vendi të vogël, e kam të vështirë t’ju këshilloj juve, përfaqësuesve të shteteve të mëdhenj. …Megjithatë ju sugjeroj: sa herë që shikoni fëmijët që luajnë këtë lojë, kujtohuni për Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat