“Dialogu, pista ku po vallëzon Hashim Thaci”

Aktuale

“Dialogu, pista ku po vallëzon Hashim Thaci”

Më: 11 maj 2018 Në ora: 23:37
Hashim Thaci

Dialogu është pista ku po vallëzon Hashim Thaci” tha deputeti i VV-së, Glauk Konjufca në një emision në T7.

Ai tha se Presidenti, dialgun po e sheh si të vetmen pistë të vazhdimit të tij në skenën e politikës.

Deputeti i VV-së Presidentin Thaci e sheh si shkaktar kryesor të dëmeve që i kanë ndodhur Kosovës.

“Ky person duke qenë në krye të negociatave, Kosovës i kanë ndodhur dëme të mëdha, ai e përdorë Kosovën si mburojë për interesa të veta personale, interesat duhet me qenë mburojë e shtetit dhe jo e kundërta”, tha Konjufca.

Njejtë is për Isa Mustafën që ishte Demarkacioni, Konjufca tha se Preesidenti Thaci e ka futur në grusht Haradinajn dhe e detyroi të shkruaj një projekt propozimi ku ky i fundit ia dorëzon dialogun Thacit dhe nëse rrëzohet kjo nismë e tij ai do ta heq Haradinajn nga Qeveria.

Shefi i Deputetëve të VV-së tha se që nga fillimi kjo ka qenë qasja e Hashim Thacit që vetë të jetë në majë të kolltukut pavarësisht cka ndodhë me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat