Pacolli takon Kotzias: Do të hapet zyra e Kosovës në Athinë

Aktuale

Pacolli takon Kotzias: Do të hapet zyra e Kosovës në Athinë

Nga: I.J Më: 12 maj 2018 Në ora: 01:21
Pacolli takon Kotzias

Pacolli takon Kotzias: Do të hapet zyra e Kosovës në Athinë

Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli po qëndron në vizitë zyrtare në Greqi.

Në ministerialin e disa vendeve të Europës qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, ai u takua edhe me Niko Kotzias, minister i jashtëm i Greqisë.

Sipas njoftimit të Pacollit, ai u dakordua me Kotzias për hapjen e zyrës së Kosovës në Greqi./BS

Postimi i plotë i Begjet Pacollit

Gjatë qëndrimit tim në Sunion të Greqisë për ministerialin e disa vendeve të Europës qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, kalova shumë kohë me nikoqirin tim, Niko Kotzias.

U dakorduam që shumë shpejt Zyra e Kosovës të çelet në Athinë. Shpreha keqardhjen që në një aktivitet kaq të rëndësishëm ku kishte disa zëvendëskryeministra dhe ministra të jashtëm si ai i Çekisë, Polonisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Bosnjës, Maqedonisë, etj, Serbia nuk ishte e pranishme, me gjasë shkaku i pranisë sime dhe Kosovës si e barabartë.

Ministri Kotzias na bëri mua dhe kolegëve për një pjesë të kohës ciceronin në një vizitë që bëmë në Tempullin e Poseidonit, një dëshmi impozante e qytetërimit të Greqisë së Lashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat