Haradinaj: Të përmirësojmë pozitën prodhuese në vendet anëtare të CEFTA-s

Aktuale

Haradinaj: Të përmirësojmë pozitën prodhuese në vendet anëtare të CEFTA-s

Më: 12 maj 2018 Në ora: 10:52
Takimi Haradinaj - Yilmaz

Lirimi i bizneseve nga detyrimet e shumta fiskale në importin e materialit riprodhues, pajisjeve dhe teknologjive për prodhuesit e vendit, e kanë bërë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor.

Kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj pas një takimi me përgjegjësen e kompanisë “NEWKO Balkan”-Suharekë, Merve Yilmaz, të mbajtur sot.

“Biseduam për zhvillimin e mëtejmë të industrisë së gomës, për evitimin e barrierave eventuale në tregun vendor, si dhe për përmirësimin e pozitës së prodhuesve nga Kosova në vendet anëtare të CEFTA-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë prodhuesit dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që ata të jenë të barabartë në tregun rajonal dhe të Bashkimit Europian”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat