Thaçi dhe Vuçiq takohen në Sofje në prani të Mogherinit, Thaçi jep detajet - Bota Sot
Thaçi dhe Vuçiq takohen në Sofje në prani të Mogherinit, Thaçi jep detajet

Aktuale

E martë, 18 shtator 2018

Thaçi dhe Vuçiq takohen në Sofje në prani të Mogherinit, Thaçi jep detajet

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:52
Thaçi, Mogherini e Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se me të arritur në Sofje, për Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Njoftimi i plotë i Thaçit:

Sapo kam arritur në Sofje, ku takimin e parë e kam zhvilluar me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Me të kemi biseduar për rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin historik të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe fqinjëve tanë.

Kemi folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur këtë vit të lirë në zonën Shengen.

Me zonjën Mogherini, po ashtu biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Me këtë rast, me iniciativën e zonjës Mogherini kam zhvilluar një takim të përbashkët me të dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

U pajtuam që faza përfundimtare e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë në një të ardhme të afërt, me një mbështetje unike të BE-së, SHBA-së dhe aktorëve tjerë.

Prandaj, është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB.

Ky takim është dëshmi e përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë, vetëm një ditë para fillimit të Samitit në Sofje. HTH

Image
Hashim Thaçi dhe Federica Mogherini

Thaçi dhe Vuçiq takohen në Sofje në prani të Mogherinit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tashmë ka arritur në Sofje të Bullgarisë ku menjëherë pas arritjes ka realizuar një me Zyrtaren e Lartë për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Takimi thuhet të ketë zgjatur 10 minuta dhe në këtë takim kryesisht është diskutuar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku Thaçi pas këtij takimi ka thënë se Kosova dhe Serbia shumë shpejtë do të arrijnë marrëveshjen në mes dy vendeve e cila do të garantohet nga BE. Sipas tij Kosova tashmë ka kryer obligimet e veta.

“Është me të vërtetë një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave të skenës politike, shoqërisë civile, mediave dhe të gjithëve në Kosovë, pasi do të jetë një proces i përgjegjshëm. Në të njëjtën kohë edh epër kreditë e finalizimit të këtij procesi që do të thotë njohje të Kosovës dhe anëtarësim në OKB. Procesi nuk do të jetë fare i lehtë për Kosovën, as për Serbinë. Kosova por edhe Serbia me arritjen e kësaj marrëveshje do të jenë pjesë e familjes evropiane. Do të ruhet integriteti territorial, sovraniteti dhe do të punojmë në frymën evropiane, ngushtë me Bashkimin Evropian që ky proces të finalizohet në përputhshmëri me interes e qytetarëve dhe partnerëve tanë”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu presidenti Thaçi ka theksuar se është i sigurt se procesi do të mbyllet me atë se edhe Kosova edhe Serbia do të kenë hapa konkret evropian pas zbatimit asaj marrëveshje.

“Nuk do të ketë të humbur. Pra edhe Kosova edhe Serbia do të bëhen pjesë e BE-së, nuk do të cenohet njëri apo tjetri shtet por do të gjenden disa modalitete të bashkëpunimit në mes dy shteteve, të një afirmiteti të qytetarëve serbë të Kosovës dhe qëllimi jonë strategjik duhet të jetë e ardhmja jonë evropiane. Jam i bindur se ky proces do të rezultojë i suksesshëm”, ka shtuar Thaçi.

Thaçi ka thënë se duhet të ketë raport konstruktiv dhe korrekt të dërgimit të mesazhit se Kosova është e përgatitur për fazën përfundimtare, për procesin e normalizimit të raporteve në mes dy shteteve dhe pajtimit, që do të nënkuptonte një marrëveshje obligative për njohje të Kosovës dhe anëtarësim në OKB.

“Kosova ka kryer obligimet e veta, është gati dhe në Bashkimin Evropian do të lëviz”, ka përfunduar Thaçi.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test