Haradinaj deklarohet nga Sofje: Në fokus do ta kemi liberalizimin e vizave - Bota Sot
Haradinaj deklarohet nga Sofje: Në fokus do ta kemi liberalizimin e vizave

Aktuale

E mërkurë, 22 gusht 2018

Haradinaj deklarohet nga Sofje: Në fokus do ta kemi liberalizimin e vizave

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:40
Ramush Haradinaj

Nesër pritet të fillojë Samiti i Sofjes ku ka mbledhur përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në Sofje të Bullgarisë tashmë ka arritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Menjëherë pas arritjes, Haradinaj është deklaruar se në këtë samit do të jetë delegacioni i plotë i Kosovës, duke përmendur këtu edhe presidentin dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Është delegacioni i plotë dhe është një agjendë që lidhet me agjendën e Sofjes dhe me Viena Forum, pra është një agjendë e gjerë”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Raporti i Progresit ka arritur që t’i bëjë palë të këtij samiti.

“Mendoj se Raporti i Progresit na ka bërë palë, pra jemi palë, kemi progresin integrues, por fokusin e kemi tek liberalizimi i vizave”, ka shtuar Haradinaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test