Rrahje mes Halitit dhe Gashit në Kuvend, ndërhyn edhe Dreshaj - Bota Sot
Rrahje mes Halitit dhe Gashit në Kuvend, ndërhyn edhe Dreshaj

Aktuale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Rrahje mes Halitit dhe Gashit në Kuvend, ndërhyn edhe Dreshaj

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:28
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) -  Zgjedhen dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot ia dhanë mandatin 9 vjeçar si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dy kandidatëve nga komunitetet.

Radomir Llaban dhe Bajram Ljatifi kanë fituar nga 71 përkatësisht 58 vota për t’u zgjedhur anëtarë.

Ndërsa votimi për tre anëtarë shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese në raundin e parë nuk nxori asnjë fitues.

Nga 115 deputetë sa kishin votuar, 2 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

Në këtë raund të votimit, më e votuara ka dalë Remzije Istrefi- Peci me 75 vota. Pas saj u radhitën Nexhmi Rexhepi me 60 vota, Safet Hoxha me 51, Shkëmb Manaj me 48, Hajzer Salihu me 40, Vigan Qorrolli me 37, Shqipe Ibraj- malaj me 11 dhe Nebojsha 0

Në raundin e dytë do të dalin: Remzije Istrefi- Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorrolli.

Image
Image
Image
Image

 

 

Rrahje mes Halitit dhe Gashit në Kuvend

Sharjet ndërmjet njëri tjetrit sot i realizuan me rrahje.

Xhavit Haliti dhe Arben Gashi dje janë sharë ndërmjet vete edhe me fjalë banale, ndërsa sot janë përleshur edhe fizikisht.

Ishte nënkryetari Xhavit Haliti ai i cili pasi që mbushi fletën e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese e sulmon fizikisht deputetin Gashi.

Veprimi i Halitit ishte i qëllimshëm ndërsa ishin deputetët ata që nuk lejuan që situata të eskalojë edhe më tej.

Image

Në konflikt është përfshirë edhe deputeti i AAK-së Gani Dreshaj por i cili është ndaluar nga deputetët tjerë.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i ka lutur të gjithë deputetët që të koncentohen në proes të votimit.

Image
Rrahja mes deputeteve

Veseli: Iu kisha lutur për sjellje të matur

“Iu respektoj shumë të gjithë por iu kisha lutur të gjithë për hir të familjeve dhe sakrificës që të ndalen sjelljet e pahijshme në Kuvend.”, ka thënë Veseli.

****

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot pasdite për të votuar kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kandidatët e propozuar janë: Nexhmi Rexhepi, Remzije Istrefi-Peci, Radomir Laban, Hajzer Salihu, Safet Hoxha, Bajram Latifi, Shkëmb Manaj, Vigan Qorroli, Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriqiq.

Arsyetimin për të votuar kandidatët e propozuar e ka dhënë Safete Hadërgjonaj.  Në këtë seancë do të votohen pesë kandidatë për gjyqtarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test