Për Ditën e Presidentit, hapet ekspozita me eksponatet e Rugovës
Zyra e ish-presidentit Ibrahim Rugova është improvizuar në një vend tjetër.
E bashkë me të edhe disa nga gjërat më të çmuara që portretizojnë jetën dhe veprimtarinë e tij.
Familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë tash e një kohë kanë mbledhur materialin që do të prezantohet të enjtën me rastin e ditës së presidentit të republikës, raporton Frontal, në T7.
Sadik Berisha dhe Besnik Rraci sjellin për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës.
Projekti që kishte kërkuar fillimisht ndihmë financiare nga institucionet, nuk pati përkrahje edhe pas disa kërkesave.
Financiarisht realizimin e saj e ndihmuan shokë partiak të ish-presidentit që udhëheqin në disa komuna.
Por, çka sjell të veçantë kjo ekspozitë, sipas autorëve.
Krahas kostumit që portretizonte vendin e lindjes, qëndronte edhe kostumi bashkë me shallin që e karakterizonte portretin e tij.
Nuk mungonte as koleksioni i gurëve, që Rugova ia dhuronte miqve të tij.
E as dhurata që ai i kishte marrë nga ish-presidenti amerikan.
Një ditë para se ekspozita të hapej zyrtarisht, punët në muze vazhdonin ende. E autorët kishin edhe një thirrje.