Kërkohet angazhim më i madh i avokatëve sipas detyrës zyrtare

Aktuale

Kërkohet angazhim më i madh i avokatëve sipas detyrës zyrtare

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:50
Naim Rexha në takim me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës Osman Havolli

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës Naim Rexha, ka pritur sot në një takim zyrtar kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës Osman Havolli.

Sipas një njoftimi për media nga Policia,  Rexha tregoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë  në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Kosovë.

“Gjatë takimit u çmua lart edhe bashkëpunimi i ndërsjellët ndërinstitucional, duke u veçuar nevoja e një angazhimi edhe më të lartë drejt angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare të caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat