Vjosa Osmani: Rugova ndërtoi shtetin e atyre që e quanin tradhtar - Bota Sot
Vjosa Osmani: Rugova ndërtoi shtetin e atyre që e quanin tradhtar

Aktuale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Vjosa Osmani: Rugova ndërtoi shtetin e atyre që e quanin tradhtar

Nga: N.A Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:43
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ne facebook ka komentuar hapjen e një sektori Historik i Muzeut të Kosovës sot ka hapur ekspozitën historike me titull ‘Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës’

Osmani ka shkruar se shumë nga ata që e quanin presidentin Rugova tradhtar e të çmendur sot përkulen para varrit e mbajnë fjalime ku duan ta barazojnë kontributin e Presidentit historik për të ndërtuar shtetin me ‘kontributin’ e tyre për ta shkatërruar po këtë shtet.

Tutje Deputetja e LDK-së ka thënë se Vepra e Presidentit Rugova është shkruar në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, për mos t’u fshier kurrë.

Më poshtë mund të lexoni stastusin e plotë:

Dita e Presidentit

Sektori Historik i Muzeut të Kosovës sot ka hapur ekspozitën historike me titull ‘Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës’

E atij që e ndërtoi shtetin kur shumëkush e luftonte, e anatemonte, e quante të çmendur e tradhtar. Shumë nga të tillët sot i përkulen para varrit e mbajnë fjalime ku duan ta barazojnë kontributin e Presidentit historik për të ndërtuar shtetin me ‘kontributin’ e tyre për ta shkatërruar po këtë shtet. Po tentojnë ta rishkruajnë historinë, por e kanë të kotë. Vepra e Presidentit Rugova është shkruar në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, për mos t’u fshier kurrë.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test