Shala: Synimi i BE-së, dialogu Kosovë-Serbi të nisë në fund të qershorit - Bota Sot
Shala: Synimi i BE-së, dialogu Kosovë-Serbi të nisë në fund të qershorit

Aktuale

E mërkurë, 19 shtator 2018

Shala: Synimi i BE-së, dialogu Kosovë-Serbi të nisë në fund të qershorit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 21:29
Blerim Shala

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shtetet perëndimore janë marrë vesh për parimet për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka ndarje të shtetit, nuk ka ndarje territoriale të Kosovës, s’ka shkëmbim të territoreve, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pakontestueshëm”, ka treguar Shala në emisionin “Pressing”.

Sipas Shalës, shqetësimet në Kosovë për dialogun tejkalohen me përfaqësim të vendit në dialog nga një Ekipi i Unitetit.

“Ky Ekip i Unitetit do të ishte mirë që t’i vizitonte të gjitha kryeqendrat perëndimore”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se dialogu duhet të përfundohet sa më shpejt, sepse s’mund të zgjasë përgjithmonë.

“Varianti më i keq do të ishte që Vuçiq të shkonte në Bruksel dhe të thoshte se s’ka me kë të negociojë nga ana e Kosovës”, është shprehur Shala.

“Duhet të bëhemi së bashku”, ka thënë ai. Shala ka theksuar se presidenti Thaçi “kërkon që maksimalisht të ketë konsensus”.

Shala ka bërë të ditur se synimi i Bashkimit Evropian është që bisedimet të fillojnë në fund të qershorit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test