Policia jep detaje për therjen e avokatit: Gjithçka ndodhi në zyrën e viktimës - Bota Sot
Policia jep detaje për therjen e avokatit: Gjithçka ndodhi në zyrën e viktimës

Aktuale

E mërkurë, 22 gusht 2018

Policia jep detaje për therjen e avokatit: Gjithçka ndodhi në zyrën e viktimës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:44
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth therjes së avokatit Arlind Jupolli që ka ndodhur paraditen e së premtes në zyrën e viktimës në Qendër të Prishtinës. 

Sipas Policisë, dyshimet e para që janë ngritur se version i hetimit është se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. 

Policia njofton se sulmuesi fillimisht e ka goditur avokatin me shufër hekuri e më pas e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tij”, ka thënë zëdhënësi Agron Borovci. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. 

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve në terren dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejme”, thotë Policia. 

Media ka raportuar se motiv i therjes dyshohet të jetë një konflikt i mëhershëm mes viktimës me të dyshuarin, i cili ende nuk është kapur nga policia.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test