Haradinaj fton në takim shefat e policisë

Aktuale

Haradinaj fton në takim shefat e policisë

Më: 29 maj 2018 Në ora: 17:28
Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj

Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nesër do të ketë takim me shefat e policisë për të diskutuar lidhur me gjendjen në rendin dhe ligjin.

Ai këto komente i bëri në mbledhjen e  sotme të qeverisë, ku ka bërë të ditur se shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova është ftuar në një takim të  ardhshëm të Qeverisë  për të diskutuar  rreth agjendës së reformës evropiane.

Haradinaj: Kam thirr takim me shefat e policisë, është rrit krimi

“Kam thirr nesër një takim me krejt shefat e policisë, për gjendjen në rend dhe ligj.  Është rritur njëfarë numri i krimit, i vjedhjeve, vetëvrasjeve, objekte në ndërtim atje. Pak është shqetësuese rritja e këtyre lajmeve.  Me u ul me biseduar. E kam thirr dhe ministrin, është mirë ta trajtojmë me kujdes gjendjen në rend dhe ligj.  Nuk guxojmë me qenë indiferent në të gjitha këto që po i dëgjojmë dhe shohim sikurse rasti i mbytjes se fëmijës në Kamenicë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat