Haziri: LDK nuk mund të fitojë zgjedhjet duke i rënë kurrizit të Thaçit politikisht

Aktuale

Haziri: LDK nuk mund të fitojë zgjedhjet duke i rënë kurrizit të Thaçit politikisht

Më: 29 maj 2018 Në ora: 18:56
Lutfi Haziri

(E plotësuar) - Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë që në Kosovë është një nevojë që njerëzit mos të merren me procese por me individë.

“Në asnjë mënyrë nuk e shoh që LDK-ja mund të fitojë zgjedhjet duke i rënë kurrizit të Thaçit politikisht pra jo duke e sjellë dhe duke gjetur emra dhe duke thënë që do të shkojë në burg ose në Hagë”.

Haziri në Info Magazine ka thënë që LDK si parti ka bërë “sakrifica politike” siç i quan ai deri në pakuptimësi.

“Vota po shkon në drejtim të atyre që u japim besim dhe shpresë këtij vendi ndërsa Gjykata Speciale do t’i ndërtojë aktakuzat shumë shpejt dhe prokurori po i rishikon dosjet”.

“LDK-ja është shumë unike dhe më unike se prej vitit 2007 nuk ka qenë dhe nuk ka mundësi të na përçajnë le ta harrojnë atë punë”.

“Tani ne po e ndërtojmë një unitet  me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi zgjedhjet janë në pritje dhe qershori do të jetë determiunes për datën e zgjedhjeve”.

Haziri numëron tri parimet e LDK-së për dialogun

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se tri parimet e LDK-së për dialogun e Kosoës me Serbinë janë konsensusi politik, dokumenti i Uashingtonit dhe tajmingu (orari).

“Parimi i parë është dokumenti i Uashingtonit, e që është dokument i Kuintit i harmonizuar me SHBA-në dhe Berlinin në fazën e parë”, ka thënë Haziri në Info Magazine.

“Dokumenti i ka parimet e negociatave, nuk i ka çështjet”.

Ndërkaq parimi i dytë ka të bëjë me konsensusin politik, për çka ai ka thënë se duhet thirrur seancë në Kuvendin e Kosovës.

“Parimi i dytë është konsensusi politik që duhet ngritur në nivel të Kuvendit. Kuvendi duhet ta diskutojë. Kjo është thirrje për seancë normale ,nuk jemi në guti me thirrë seancë të jashtëzakonshme”.

“Kredibiliteti i institucionit (Kuvendit) është kah dëmtohet seriozisht”.

“Prej Kuvendit i cili ndërton unitet ose konsensus institucional për të dalë në publik, te shoqëria civile, grupet e interesit, të gjithë akterët që kanë nevojë për këtë, në mënyrë që me ndërtu një konsensus sa më të gjerë”.

“Parimi i tretë është tajmingu, duhet të ketë një orar të saktë të çështjeve, dhe një fillim dhe mbarim të procesit. Nuk ka proces pakufi”.

Haziri konkludoi se duhet hyrë një proces të ri normalizimi marrëdhëniesh, dhe të një kornize të re.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat