Kryesia vendos për pikat e mbetura në seancën e sotme

Aktuale

Kryesia vendos për pikat e mbetura në seancën e sotme

Më: 30 maj 2018 Në ora: 20:21
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në ora 9.00 për të vendosur rreth pikave të mbetura pa u diskutuar në seancën e sotme.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkohë që në rend të ditës ishin edhe tri debate për t’u zhvilluar.

Kuvendi i Kosovës ka përfunduar vazhdimin e seancës së 17 majit, derisa po debatohej në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës.

Deputetët shprehen shqetësimet e tyre për gjendjen e vështirë të punëtorëve, kryesisht të atyre në sektorin privat, të cilëve u shkelen të drejtat duke i detyruar të punojnë me orar të zgjatur dhe paguhen pak, si dhe shqetësimeve edhe për numrin e madh të të papunëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat