LDK nesër vendos: T'i shkojë prapa Thaçit apo të propozojë zgjidhje tjetër për dialogun

Aktuale

LDK nesër vendos: T'i shkojë prapa Thaçit apo të propozojë zgjidhje tjetër për dialogun

Më: 31 maj 2018 Në ora: 17:11
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht nesër do ta bëjë të ditur qëndrimin e tyre zyrtar nëse do të jenë pjesë e dialogut në krye me Hashim Thaçin udhëheqës i këtyre bisedimeve. Media mëson se partia e Isa Mustafës do ta mbledh të nesërmen kryesinë e saj për të vendosur rreth kësaj çështjeje. Kohët e fundit LDK e kishte zbutur qëndrimin karshi Thaçit si kryenegociator, ani pse vazhdimsht shpreheshin kundër rolit të tij si kryesues i bisedimeve me shtetin serb për fazën finale.

Dita e nesërme do të jetë vendimtare nëse partia e udhëhequr nga Isa Mustafa do ia jep mbështetjen shefit të shtetit, Hashim Thaçi, ose do të propozojnë zgjidhje tjetër për vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi.

Ky vendim, që me gjasë edhe do të përcaktojë orientimin e LDK’së për rrugën politike, do të merret në mbledhjen e kryesisë së LDK’së, e cila siç mëson medianga burime të sigurta, do të mbahet nesër.

Takimi i së premtes po mbahet disa ditë para se platofrma e Qeverisë për dialgoun të dal në Kuvend për diksutim.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat