Krasniqi: Haradinaj gaboi që hoqi dorë nga drejtimi i dialogut

Aktuale

Krasniqi: Haradinaj gaboi që hoqi dorë nga drejtimi i dialogut

Më: 31 maj 2018 Në ora: 22:01
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing” se nuk mbështet idenë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ta udhëheqë dialogun me serbët.

Ai ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka gabuar që ka hequr dorë nga udhëheqja e dialogut, për t’ia lëshuar vendin Thaçit.

Sipas Krasniqit, duhet të formohet një konsensus nacional, për bisedimet me Serbinë.

Ai ka thënë se partitë duhet të bisedojnë brenda dhe jashtë Kuvendit, dhe ta caktojnë një udhëheqës në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat