“Thaçi ka vendosur sistem politik autokrat”

Aktuale

“Thaçi ka vendosur sistem politik autokrat”

Nga: A.S Më: 4 qershor 2018 Në ora: 11:46
Hashim Thaçi

Publicisti Faton Abdullahu thotë se presidenti Thaçi ka vendosur një sistem politik autokrat që e bën Kosovën të jetë një shtet autokratik.

Në një koment në Facebook, Abdullahu ka shkruar se përpjekja aq e madhe që presidenti t’i udhëheq bisedimet finale me Serbinë me logjikën se ai e ka pushtetin t’i amortizojë lëshimet eventuale, tregon se në Kosovë autoriteti është më i fortë se ligji.

Ky është komenti i tij i plotë:

Kosova në autokraci dhe bisedimet pa demokraci

Arsyeja kryesore pse ka përpjekje të madhe që Thaçi të jetë lider i fazës përfundimtare të bisedimeve me Serbinë është se çfardo mospajtimi, kundërshtimi apo revolte që mund të vije si rezultat i lëshimeve të bëra gjatë marrëveshjeve me Serbinë, sidomos rreth Asociacionit, ai konsiderohet se ka pushtetin t’i amortizoj ato më suksesshëm se kushdo tjetër. Kjo tregon se në Kosovë autoriteti është më i fortë se ligji. Se Thaçi ka vendosur sistem politik autokrat që e bënë Kosovën shtet autokratik e jo demokratik. Dhe ne vazhdojmë ta durojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat