Thaçi dekoron Xhavit Halitin

Aktuale

Thaçi dekoron Xhavit Halitin

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 16:45
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi në faceook ka njoftuar se ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, Xhavit Halitin

Thaçi ka shkruar se Haliti e ka qenë njeri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtari i delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, sot e dekorova njërin ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarin e delegacionit të bisedimeve në Rambuje dhe nënshkruesin e Deklaratës së Pavarësisë, Xhavit Halitin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat