Aq sa të dyshimta, edhe të mistershme po vazhdojnë të mbeten vetëvrasjet e dy shoqeve të klasës të shkollës së mjekësisë në Prizren, që ndodhen muajin e kaluar. Familjet e viktimave, ashtu sikurse drejtoresha e shkollës dhe mësimdhënësit nuk po pranojnë të komunikojnë me media për rastet tragjike. Edhe Prokuroria është e rezervuar në informacione, “për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe fazës së hetimeve”.
Maturantët e shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, të shoqëruar nga prindërit, të mërkurën po merrnin rezultatet e përfundimit të mësimeve në këtë shkollë.
Shumica, normalisht se ishin të gëzuar për sukseset e tyre. Por, në të njëjtën shkollë ka gati një muaj që situata nuk është normale. Madje ka shkuar edhe në mister.
Dy nxënëse të klasave të 10-ta, të të njëjtës shkollë janë vetëvrarë, brenda pak ditësh.
Lajmin e plotë mund ta lexoni të Mediat Shqiptare duke klikuar KETU.