Detaje të reja, si kishin planifikuar sulmin terrorist ndaj trupave të KFOR-it një burrë dhe një grua

Aktuale

Detaje të reja, si kishin planifikuar sulmin terrorist ndaj trupave të KFOR-it një burrë dhe një grua

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar një burë dhe një grua, që dyshohet se planifikuan sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë, si dhe disa sulme në vende publike në Francë dhe Belgjikë.

Kështu raporton RFI e Francës në një shkrim ku tregon për bashkëpunimin Kosovë dhe Francë në zënien e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Dy shtetasit e Kosovës, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, kishin planifikuar "sulme vetëvrasëse me makina, të mbushura me eksploziv" në bazën e KFOR-it, trupave të NATO-s në Kosovë, si dhe sulme të planifikuara në “vende të frekuentuara nga qytetarët”, thuhet në vendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilën e citon RFI e Francës.

Njëri nga të dyshuarit ka nënshtetësi të Belgjikës.

Çifti thuhet të jetë paraburgosur për një muaj.

Afro 300 kosovarë kanë shkuar në Siri për të luftuar përkrah ISIS, afro 50 prej tyre janë vrarë derisa 130 janë kthyer në Kosovë.

Në maj të këtij vitit, gjykatat vendore kishin gjykuar me nga 10 vjet burg një grup prej tetë “islamistëve të cilët kishin planifikuar sulm në lojën e futbollit me Izraelin në Shqipëri në vitin 2016”, raporton RFI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat