Anëtari i Vetëvendosjes: Ta ndihmojmë Fatmir Limajn që ta gjejë pasurinë e tij multimilionëshe

Aktuale

Anëtari i Vetëvendosjes: Ta ndihmojmë Fatmir Limajn që ta gjejë pasurinë e tij multimilionëshe

Nga: N.H Më: 12 qershor 2018 Në ora: 21:50
Fatmir Limaj

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky reagim i Krasniqit erdhi pasi që në media u raportua se Limaj jeton në banesën e blerë nga prindërit dhe nuk ka asnjë euro në bankë.

Krasniqi bën thirrje që të ndihohet Limaj, që ta gjejë pasurinë e tij multimilionëshe, të cilën thotë ai se ja menaxhojnë Durimi e Demiri.

Ja postimi i plotë i Krasniqit:

''APEL PËR NDIHMË !

Ta ndihmojmë Kumundant ÇELIKUN i cili sipas deklarimit të pasurisë qenka fukara dhe nuk e paska as edhe një cent në llogari, plus që ende qenka pa shtëpi.''

Pra, ta ndihmojmë Fatmirin që ta gjejë pasurinë e tij multimilionëshe të cilën ja menaxhojnë Durimi, Demiri, Florimi, dajallarët, miqësia, shokët, bashkëpartiakët e shërbëtorët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat