Flet hoxha nga Malisheva, ja çfarë thotë për deklaratën e tij

Aktuale

Flet hoxha nga Malisheva, ja çfarë thotë për deklaratën e tij

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 20:50
Bedri Bytyçi

Imami Bytyqi thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale, por nuk ndryshon mendim për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Një veprim i hoxhës së fshatit, i preku fort banorët e fshatit Fortesë në komunën e Rahovecit. Të dielën, ata panë se imami i tyre Bedri Bytyçi, shkroi në Facebook, duke kërkuar që Hilmi Haradinaj, të bojkotohet nga hoxhallarët për ceremoninë mortore.

Prandaj, u mblodhën dhe vendosën që ta shkarkojnë atë. Për këtë ata nuk deshën që të flasin para kamerës.

Por, hoxha i fshatit tha se reagimi i tij ishte emocional, dhe kishte të bënte vetëm me Ramush Haradinajn.

“Ishte një lloj metafore kundër Ramushit e jo kundër familjes së tij. Unë sinqerisht së pari i kërkoi falje familjes sime që jam bo sebep që ju kanë dërgu disa selame, disa të shame prej rrjeteve sociale. Pastaj i kërkoi falje fshatit, se fshati nuk ka gjë të keqe me mua e as unë me ta. Shumë mirë kam kalu me ta. Dhe i kërkoi falje familjes së Haradinajt, por jo Haradinajt’, tha ai.

Sipas tij gjithçka lidhet me një deklaratë të Ramush Haradinajt kur në mediat serbe kishte thënë se prejardhja e tij është katolike.

Ani pse hoxha është edhe zyrtar i partisë Fjala reagimi thotë se nuk kishte motive politike.

‘Ishte reagim emocional. Feja na mëson me pas edukatë dhe mirësjellje mirëpo unë disa herë jam ndi i ofenduar prej deklaratave të Ramushit”, theksoi ai.

Bytyqi e fshiu edhe statusin në Facebook e profili i tij u hakua.

Ndërkaq tha se pranoi disa kërcënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat