Kërkohet bashkëpunim më i madh në mes të gazetarëve të komuniteteve të ndryshme

Aktuale

Kërkohet bashkëpunim më i madh në mes të gazetarëve të komuniteteve të ndryshme

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:13
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) mbajti tryezë lidhur me nxitjen e punës së përbashkët në mes të gazetarëve të komuniteteve të ndryshme dhe mediave në Kosovë

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) mbajti tryezë lidhur me nxitjen e punës së përbashkët në mes të gazetarëve të komuniteteve të ndryshme dhe mediave në Kosovë, ku u tha se nevojitet ndërveprim më i madh i gazetarëve të komuniteteve të ndryshme në mediat e Kosovës.

Ricardo Serri nga Zyra e BE-së tha se gazetarët janë shtyllë e demokracisë.

Derisa theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi i gazetarëve nga komunitetet e ndryshme.

"Është më rëndësi roli i BE-së në këtë projekt. Kemi bërë vitin e kaluar një projekt që ka qenë i bazuar në parimet e njëjta, do të thotë të mbledhim së bashku gazetarë nga media e gjuhë të ndryshme t'i bashkojmë e të flasin për problemet e komunitetit të tyre. Mund të demonstrojmë përmes këtij projekti që gazetaret janë shtylla e një shoqërie demokratike në Kosovë", tha ai.

Sipas tij, është shumë me rëndësi koncentrimi në lirinë e shprehjes, derisa porositi gazetarët për raportim të paanshëm.

Petrit Çollaku drejtor Ekzekutiv në AGK tha se bashkëpunimi me asociacionet e gazetarëve në rajon është përmirësuar dukshëm.

“Çfarë kemi të përbashkët më kokeget e tjerë të rajonit është se kanë telashet e njejta. Sot po vërehet se mediat që respektojnë etikën janë cak i vazhdueshëm i sulmeve nga qeveritë nga grupet e caktuara të interesit. Në jemi një ushtri e madhe që mund të luftojmë dukuritë negative. Është bërë një porosi e qartë për të gjitha qeveritë që sulmet ndaj gazetarëve nuk do të lejohen”, tha ai.

Ai bëri të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ka caktuar një koordinator që do të merret me rastet e gazetarëve. Ndërsa potencoi se së shpejti pritet edhe një memorandum bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, ku do të shqyrtohen rastet e gazetarëve të kërcënuar.

Ndërsa gazetarja Tanja Sovrlic ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me ndarjen e shoqërisë në përgjithësi. Ndarje që sipas saj po ndikon në të gjitha sferat dhe sektorët.

Sipas saj, pajtimi duhet të jetë temë e agjendës, por jo temë e veprimeve individuale.

"Një kolege imja ka dashur të shkruajë një blog lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se mund të ketë pajtim nëse Serbia e njeh Kosovën. Kolegët e mi gazetarë që janë më sensitiv lidhur me këtë kanë reaguar duke thënë se si mund të tregtojë ai me pajtimin. Ai më shkruajti dhe më tha që njerëzit nuk kanë reaguar në këtë blog. Ishim shumë të befasuar që qytetarët nuk janë shumë të interesuar për të", shtoi ajo.

Ndërsa Rabisha Muhaxhiri redaktore në RTK, tha se mediumi nga vjen nuk ka probleme të tilla. Për problemin e diversitetit gjuhësor, ajo tha se ndoshta fajet i kanë vet mediat.

"Unë do ta përmendi edhe një plus të madh, ku ne si RTK, jemi të vetmit në botë që transmetojmë lajmet në gjuhën rome", theksoi ajo.

Sa i përket profesionalizmit të mediave, Muhaxhiri tha se ka mungesë të theksuar të transparencës sidomos në kohë të fushatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat