Britania do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Aktuale

Britania do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 12:52
Ruairi O’Connell dhe Bedri Hamza

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O'Connell, me të cilin diskutuan për të arriturat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike.

Me këtë rast, ministri Hamza njoftoi diplomantin britanik për progresin dhe të arriturat në Ministrinë e Financave, trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ndërsa, ambasadori  O'Connell, shpreh gatishmërinë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes  dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat