Zyrtari i Vetëvendosjes publikon fotografi me Grabovcin dhe Lushtakun, i pyet pse e kanë lënë pa punë, kjo është përgjigja

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes publikon fotografi me Grabovcin dhe Lushtakun, i pyet pse e kanë lënë pa punë, kjo është përgjigja

Nga: P.R Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:15
Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku

Naser Shatri, ish konditat për asamble komunale në Komunën e Istogut nga radhët e Vetëvendosjes, në faqen e tij në facebook, ka publikuar një fotografi, ku ai shihet së bashku me dy zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, ish shefin e “shefave”, Adem Grabovcin, dhe ish kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Shatri, ka thënë se i ka pyetur Grabovcin dhe Lushtakun se pse e kanë lënë pa punë.

“Në mesin e dy njerzëve shumë të të pasur. I thashë Ademit pse më keni lënë të papunë, si me harruat ai më tha vet i ke fajet pse je në Vetëvendosje”, ka shkruar ish kandidati për asamble nga radhët ë VV-së, Naser Shatri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat